I dërguari i Uashingtonit në Siri jep dorëheqjen

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Një zyrtar i lartë amerikan, përgjegjës për luftën kundër Shtetit Islamik, ka dhënë dorëheqjen pas vendimit të presidentit Donald Trump për të tërhequr trupat nga Siria. Bret Mek Gruk, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në krye të koalicionit global kundër ISIS, bëri me dije se do të braktisë detyrën e tij në fillim të shkurtit. Përpara njoftimit të presidentit Trump Mek Gruk kishte insistuar se trupat amerikane duhet të vazhdonin punën kundër ISIS në Siri. Vetë Trump e komentoi dorëheqjen e tij si një event pa rëndësi, por vështirë që kjo lëvizje të konsiderohet e tillë, duke pasur parasysh se pason largimin e sekretarit të Mbrojtjes, Xhim Metis. Metis kishte kundërshtuar si tërheqjen e trupave nga Siria ashtu edhe nga Afganistani. Mek Gurk, 45 vjeç, është një diplomat me eksperiencë që ishte caktuar në detyrë në vitin 2015, gjatë presidencës së Barak Obama. Në fillim të dhjetorit ai deklaroi për gazetarët se trupat duhet të qëndronin në terren në mënyrë që të ruanin stabilitetin e siguruar në disa zona të Sirisë. “Do të ishte e papërgjegjshme të thoshim se fizikisht kalifati është mposhtur dhe tani mund të largohemi”, deklaroi Mek Gurk. Në një përgjigje për “New York Times”, ai tha se vendimi i Trump kishte qenë një tronditje për të personalisht dhe një hap i madh prapa në politikën e jashtme.

 

Zjarr Tv Ad