Tregjet në Vlorë dhe në Lezhë me shumë pak blerës

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tregu në Lezhë është i varfër nga blerësit.  Pritja se gjatë festave të fundit mund të ketë boom shitjesh edhe për produktet ushqimore nuk po jep pritshmëritë e tregtarëve. Nga hyrja e urës së tregut dhe deri në brendësi shihen mallra të shumtë e të ndryshëm, por pak blerës. Çmimet kanë mbetur të pandryshuara edhe pse është fund viti dhe tradita e do që çmimet të rriten.

Blerësit thonë se s’kanë lekë e kjo i detyron ata që të mendojnë mirë para se të blejnë. Pritja se të afërmit mund t’ju dërgojnë para që do të mundësojë blerjen e produkteve për festa është një fakt, ndërsa shitësit thonë se ka shumë pak blerës dhe që nuk mund të perballojnë detyrimet që kanë për vendin e zënë.

“Duhet me u shtrëngu nga një anë ose duhet marrë me listë, ose me i çu fjalë kalamanit na ço nai lek”. Janë  keto fjalët e tregëtarëve.

Zjarr Tv Ad