Mero Baze i nxorri foton me Soros, Andi Bejtja i përgjigjet: Kam intervistuar edhe një president republikan dhe kam takuar atë kinez! Nuk pengohet Kuvendi me…

0
148
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Mero Baze publikoi sot një foto të kolegut Andi Bejtja, teksa shfaqej në krah të George Soros disa vite më parë. Baze thotë se Bejtja sot drejton televizionin e djalit të Sali Berishës, ndërsa me ironi shkruan se Evi Kokalari që kërkoi shpalljen non-grata të Sorosit në Shqipëri, duhet të kërkojë dhe pastrimin e televizionit “Syri” nga agjentët e tij.

Por Bejtja i është përgjigjur po me ironi, duke i përmendur një pjesë të karrierës së tij të pasur, teksa thotë se ka takuar jo vetëm Soros, por ka intervistuar një President Republikan, ka takuar presidentin kinez, Tony Blair e të tjera. Bejtja thotë se foto e publikuar nuk do e ndalë mbledhjen e Kuvendit të PD-së më 11 dhjetor.

“Ky është Xhorxh Soros dhe Drejtori i Qendrës shtypit Sorosit në Tiranë Andi Bejtja diku bë fillim të vitit 1999 në Tiranë. Gjatë konferencës për shtyp Soros shprehu lehtësimin që trazirat e fundit të Shtatorit 98 nga ana e PD, nuk e prekën fondacionin “Soros”. Kjo Kokalari nuk duhet ti vërë kushte vetëm Berishës si “kryeministër”, por dhe të birit si pronarë tv, që të pastrohet nga “agjentët” e Sorosit”, shkruan Baze krah fotos.

Reagimi i plotë i Bejtes:

Ha ha ha ha a sa bukur a do thoshte Çani

E para njëhere sa i bukur paskam qenë se e kisha harru

Tjetra, unë se kam zakon me postu foto dhe të mburrem po meqë ra rasti e po ma kujtoni psh kam dhe një interviste eskluzive me një President Republikan në Shtepi të Bardhë, kam dhe një certifikatë nga Erazmus University të firmosur nga Lordi Oëen si tema më e mirë për Conflicts Rezolution, se harrova kam ngrënë dhe një drekë me të, edhe foto…..u meqë u kujtova në 98 kam takuar dhe Toni Blair në Londër, kam dhe foto mos u lodhni me e gjet se ja u sjell vetë, që mos ju lodh shumë kam takuar dhe Presidentin Kinez , kam bashkëpunuar për një kohë të gjatë dhe me United Nations, kam qenë dhe i ftuar Eskluziv në dy Samite të Natos, etj etj ….po ti biem shkurt nëqoftese mendoni se duke më nxjerrë kto mund të pengohet mbajtja e Kuvendit me 11 dhjetor ja u sjell vetë të gjitha vetë….po patët ndonje foto të ngjashme vetë si kto mund të mi dërgoni për qejf…

Nuk pranoj foto me lider lokalë…

Zjarr Tv Ad