“Unë flas çfarë më thotë zemra”, Myslym Murrizi ‘pa dorashka’: Nuk jam si ata politikanë që fshihen si kërmilli

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Myslym Murrizi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Aktualitet” me Bejdo Malon në Fax News, për të folur mbi situatën në Partinë Demokratike.

Myslym Murrizi nuk ka ngurruar të flasë pa dorashka përballë moderatorit Bejdo malo, të cilit i tha se preferon të flasë ashtu si i thotë zemra dhe pa i menduar shumë.

Ai madje shtoi se nuk është shumë i zgjuar, ama shumica e këtyre që hiqen si të zgjuar në 30 vite, Murrizi thotë nuk do i bënte as kryepleq.

“Kurrë nuk jam tjetërsuar dhe kurrë nuk do të tjetërsohem sa kohë të merrem me politikë. Atë që mendoj, ndoshta kam gabim nga politikanët që duan të bëjnë karrierë si kërmilli, unë flas çfarë më thotë zemra jo duke e përpunuar shumë me mendje. Mendja është shumë hileqarë. Unë nuk them se jam shumë i mençur, por nga këto që hiqen si të mençur, i pjesë të tyre unë nuk i zgjedh as kryeplak, por unë flas çfarë me thotë shpirti. Berisha po artikulon atë që ka artikuluar Myslym Murrizi në kuvend“, tha Murrizi.

Myslym Murrizi ndryshe nga shumë të tjerë që hiqen se kanë pasur rol të rëndësishem në vitin 90 për themelimin e PD-së, pranoi sonte se ai ka qenë firmëtar por nuk ka qenë ndër kryesorët.

“Unë i përkas një nga mijëra nismëtarët e parë të formimit të PD-së. Nuk them se unë kam qenë kryesor. I kemi besuar për çdo njeri që ka ofruar në PD. Duhet korrigjojë shënjestër. Na ka afruar në 91 burra që s’kishin lidhje me ne. Në 92 po ashtu, 94, 96. Nuk merrem me erma. Në 97 kur plasa rrëmuja, 1/3 e tyre nuk vinin më në kuvend, kishin frikë. Ta them një humor në 96. Unë kam propuzuar të ishte kryetar parlamenti Ferdinand Deda, nuk e di rron. Ndjesë pastë! Përderisa ke pru 11 veta nga kinostudio, 3 nga të harqeve dhe disa 11 vjeçarë në vitin 90 dhe i prezanton si themelues të PD-së. Më mirë sesa zoti Arbnori, ndjestë pastë se ka qenë mik i imi, le të jetë Ferdinand Deda. Kur ndodhi 97, 83 deputetë nuk pranuan të kandidonin më“, u shpreh Murrizi.

Zjarr Tv Ad