Merrej me aktivitet të paligjshëm/ Bie në pranga 25-vjeçari në Durrës në bashkëpunim me Interpol

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijojnë operacionet, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Ndalohet një 25-vjeçar, me qëllim ekstradimi në Itali, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizata kr-iminale për trafik nar*kotikësh”, “Tr*afikimi i na*rkotikëve” dhe “Shkelje e ligjit për a*rmët”.

Në vijim të punës, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e DVP Durrës, është bërë lokalizimin i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt  Italisë, i shtetasit shqiptar:

M.Gj., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Ravenës, Itali, më datë 31.08.2020, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale. “Pjesëmarrja në organizata k*riminale për trafik na*rkotikësh”, “Tr*afikimi i na*rkotikëve” dhe “Shkelje e ligjit për armët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Zjarr Tv Ad