Analisti Ilir Demalia shprehet se SHBA nuk ka për t’ia hequr non-gratën Berishës sikurse ai pretendon. Jo vetëm kaq, por Demalia shprehet se edhe zgjedhjet që u mbajtën dje janë jo demokratike dhe nuk sjellin asnjë ndryshim brenda PD-së.
“Çfarë të duan le të bëjnë, le ta bëjnë Berishën edhe kryeministër, por unë po të them që këta që mendojnë se do të vijë Trump dhe do t’i hiqet non-grata Sali Berishës, unë po them që edhe Bajram Curri të çohet nga varri dhe të bëhet presidenti i SHBA-së, Berisha nuk shkel më në Amerikë dhe nuk takohet mëzyrtarisht. Shqiptarët e kanë të drejtë e tyre dhe ta zgjedhin Berishën edhe kryeministër dhe ta bëjnë edhe President, por a përfiton Shqipëria nga kjo? Jo! A përfiton PD, nga kjo? A ka demokraci? Kjo që po ndodh nuk ndodh në demokraci dhe nuk mendoj se nuk janë zgjedhje të lira sepse me të njëjtit aktorë me të njëjtit lojtarë që e kanë rrënuar gjithë politikën dhe në veçanti partinë e tyre, se nuk janë më të mirë këta që janë në pushtet, i njëjti llum janë. Problemi është që sikurse e thotë Anjshtanji që me të njëjtët element të presësh rezultat ndryshe është budallallëk. Pra unë nuk mund të pres me Arben Imamin, me Berishën me Topallin, merreni me mend mo i refuzoi edhe Bleona Qereti”, tha Demalia.