Mes miqve dhe bejzbollit, presidenti më jetëgjatë i historisë së SHBA-ve feston 98-vjetorin

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jimmy Carter, tashmë presidenti jetëgjatë i SHBA-ve në histori , do të festojë ditëlindjen e tij të 98-të të shtunën me familjen dhe miqtë në Plains, qyteti i vogël i Georgias ku lindi ai dhe gruaja e tij, Rosalynn 95-vjeçare gjatë periudhës midis Luftëssë Parë Botërore dhe Depresionit të Madh.

Jimmy Carter është themeluesi i Qendës Carter, e cila këtë vit shënon 40 vjetorin e promovimit të demokracisë dhe zgjidhjes së konflikteve, monitorimit të zgjedhjeve dhe avancimit të shëndetit publik në botën në zhvillim.

Jason Carter, nipi i ish-presidentit që drejton bordin e Carter Center, e përshkroi gjyshin e tij si një të krishterë të hapur, të kënaqur me jetën dhe trashëgiminë e tij.

“Ai po e shikon ditëlindjen e tij të 98-të me besim në planin e Zotit për të,” tha nipi, 47 vjeç, “dhe ky është vetëm një bekim i bukur për të gjithë ne që ta dimë, personalisht, se ai është në paqe dhe i lumtur me vendin ku ai ka qenë dhe ku po shkon.”

Drejtuesit e Qendrës Carter thanë se ish-presidenti, i cili i mbijetoi një diagnoze të kancerit në 2015 dhe një rrëzimi serioz në banesë në vitin 2019 , tashmë ka shijuar leximin e mesazheve uruese të dërguara nga dashamirës në mbarë botën përmes mediave sociale dhe faqes së internetit të qendrës.

Por Jason Carter shtoi se gjyshi i tij mezi pret një ditë të thjeshtë që përfshin shikimin e ekipit të tij të preferuar të Basebollit të Major League, Atlanta Braves, në televizion.

Zjarr Tv Ad