‘Mes Oltës dhe Efit kë zgjedh Rudina Dembacaj?

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rudina Dembacaj ka qenë së fundmi e ftuar në koncertin e mbajtur nga Keisi Tola për albumin më të ri, “Luminous”.

Aktorja e njohur ka dhënë një intervistë për Top Albania Radio, ku është shprehur se ‘do ta dëgjojë pafund albumin e Kejsit pasi ka një zë të mrekullueshëm’.

Por nuk kishte si të mos mungonin edhe pyetjet rreth show-t më të ndjekur të momentit, “Big Brother VIP”.

Pjesë nga intervista:

A e ndjek aktorja e njohur “Big Brother”-in?

Kam pasur shokun tim në “Big Brother” Amosin edhe isha gjatë gjithë kohës me takikardi kur ishte ai aty brenda sepse i kam thënë gjithmonë që nuk do të mirëkuptohesh dhe nuk do të kuptohesh nga masa sepse i tillë është ndërtuar.

Unë e dua shumë dhe shyqyr që doli sepse kemi shumë projekte të bukura për të bërë. Më pas nuk e kam ndjekur rregullisht të them të drejtën e shoh edhe për shkak të punës sepse unë më parë imitoja Oltën tani Efin dhe më duhet patjetër por jo të gjithë ‘Prime’-in.

Kush i pëlqen më shumë Rudina Dembacaj në imitim?

Olta forever. Mes Oltës dhe Efit më aq sa kam kuptuar dhe parë do të zgjidhja Oltën sepse ka mbajtur gjithmonë një linjë, e njëjta ngacmuese dhe dominante.

A do të ishte Rudina një Olta në BBV?

Jo, unë do të isha o zot larg qoftë sepse unë jam klaustrofobike nuk do të rrija dot aty brenda edhe nuk e di në çfarë do të isha shndërruar aty, në një Ursula.

Zjarr Tv Ad