Mesazhi i fortë i sociologut të njohur: Nëse Kryeministri Rama merr këtë post, i gjithë Perëndimi do të jetë në rrezik…

0
2690
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sociologu Ergys Mërtiri, ka reaguar në lidhje me lajmin se Kryeministri Rama, mund të jetë shef i NATO-së.

Mërtiri është shprehur se nëse do të ndodh diçka e tillë, i gjithë Perëndimi do të jetë në rrezik. Më tej, Mërtiri shton se Rama fillimisht të qeverisë në vendin e tij, pasi pas dy mandatesh qeverisje, vendi është si mos më keq.

“Nëse Rama do bëhet shefi i NATO-së, besoj Perëndimi jo thjesht Evropa është në rrezik.

NATO është një strukturë për të garantuar sigurinë në vendet perëndimore, nëse e lënë këtë lodër në duar të një njeriu është parë që i prish lodrat me të cilat loz, nuk besoj që mund të jetë serioze. Nuk e shoh si shef i NATOS. Rama e ka promovuar veten edhe si lider ballkanik,e dhe pse më vonë u pa se ishte i fundit që merrte fonde, ishte më shumë një shërbëtor i interesave të Serbisë, sigurisht për llogari të ndërkombëtarëve.

Ne jemi mësuar që nga koha e Enver Hoxhës që e shpallin veten si të pamposhtur, që na kanë zili vendet tjera. Këto lloj histerish nuk janë të reja për ne. Rama përpara se të jetë shef i NATOS apo i globit, të bëhet shefi i këtij vendi fillimisht, sepse nuk po di të qeverisë këtë hapësirën e vogël që ka marrë përsipër.

Ka dy mandate që vendi është si mos më keq, rendi është si kurrë ndonjëherë , ekonomia është gropë, borxhet po rriten, varfëria është skamje. Rama nuk ka çuar asnjë punë deri në fund. Bën spektakël, bën shfaqje mbaron punë me reklama dhe i lë në mes. Rama ndoshta çfarë sheh në ëndërr ia thotë dikujt që ta shfaq në realitet”, tha ai për Ora News.

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad