Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Nga Kastriot Islami
- Në samitin e drejtuesve të lartë të vendeve të BP në Brdo të Sllovenisë në datën 5 tetor 2021 merrte pjesë ndër të tjerë edhe ish-kancelarja gjermane Anxhela Merkel. Në takim ishte edhe Edi Rama, i vetmi drejtues ballkanik, që sulmoi BE dhe mbrojti nismën serbe të Ballkanit të Hapur, madje shumë më fort sesa vetë Aleksandër Vuçiç; gjë që më shumë gjasa duhet të ishte e koordinuar mes tyre. Pjesa më e madhe e fjalimit të tij ishte për Ballkanin e Hapur, ndërkohë që pjesa tjetër ishte e mbushur me kritika të forta ndaj BE duke sulmuar më konkretisht tinëzisht procesin e Berlinit e mburrje për “sukseset e tij imagjinare”.
- Në Brdo Rama mashtroi duke thënë se “nisma Open Balkan është frymëzuar nga procesi i Berlinit”, por në realitet e sulmoi procesin e Berlinit kur në mënyrë sofiste tha se “i vetmi ndryshim” midis dy proceseve, të Berlinit dhe të Ballkanit të Hapur, është se procesi i Berlinit është marrë jashtë Ballkanit…” duke nënkuptuar mosmiratimin e tij për ndërhyrjen gjermane në BP. Në realitet “sulmi” i artikuluar tinëzisht nga Rama ishte jo vetëm kundër Merkel apo kundër Gjermanisë por në realitet kundër “ndërhyrjes së BE në punët e brëndshme të BP”… Kjo natyrisht ishte një marrëzi në momentin kur Shqipëria kërkon që BE të hapë negociatat me BE që vetë Rama në realitet i sheh si “darë shtrënguese” ndaj veprimeve të tij autoritare e korruptive dhe ndjehet i shqetësuar që drejtuesit kryesorë të BE e kanë kuptuar sjelljen e tij.
- Por në Brdo, Rama, pasi mori një shuplakë të fortë nga Merkel që nuk e kishte hasur deri më sot duke deklaruar se me Shqipërinë “negociatat s’do të hapen sepse qeveria shqiptare s’ka plotësuar kriteret…”. Ndryshe nga ç’mburret Rama lart e poshtë se “kam marrë fletë lavdërimi nga Komisioni Europian” për plotësimin e të gjitha kritereve… “Fletë lavdërimi” që duket e siguruar me mënyrat e një drejtuesi të korruptuar; “fletë lavdërimi” që ia grisi këtë radhë në fytyrë Merkel po ashtu siuc bëri radhën e kaluar Makron…
- Merkel këtë radhë kur Rama po fryhej si “gjeli majë plehut” ja përplasi të vërtetën në fytyrë. Që shqiptarët ta kuptojnë më mirë atë që artikuloi Merkel në Brdo, po e përkthej në “fjalorin” e thjeshtë popullor: negociatat s’do të hapen sepse Rama s’ka bërë detyrat e shtëpisë që i janë përcaktuar. Se është i korruptuar dhe shok e mik i ngushtë me kriminelët dhe trafikantët. Duke i kujtuar ndërkohë që askush nuk mund të mashtrohet nga pritjet në kryeqytetet europiane kur ai na shfaqet me atlete e brekushe e na torrollis kokën me barsoleta banale apo na ofendon me “suksese” imagjinare që të gjithë e dinë sesi i ka siguruar këto raporte…deri me sulme të turpshme për një vend që na kërkon t’i hapim negociatat… pa folur për marrëzitë me Ballkanin e Hapur që të gjithë e kuptojnë se bëhet për të ruajtur karrigen e tij..”
- Në Brdo, u bë i qartë edhe një mesazh për shqiptarët e thjeshtë: Shqipërisë s’do ti hapen negociatat derisa në krye të qeverisë shqiptare të jetë Edi Rama duke shprehur ndërkohë keqardhjen për vuajtjet e sakrificat e shqiptarëve që gjatë qeverisjes së Ramës janë shfaqur si azil-kërkuesit kryesorë në vëndet e BE… Po ashtu shqiptarët mësuan nga qëndrimi i prerë i Merkel se askush në kryeqytetet kryesore të vendeve të BE nuk i ha mashtrimet e Ramës për “sukseset” imagjinare të qeverisë së tij duke i kujtuar se për të gjithë është e qartë që negociatat nuk mund ti hapen një qeverie të korruptuar e të inkriminuar, pavarësisht përpjekjeve diabolike për të siguruar “raporte të sheqerosura” nga ndonjë zyrtar në Bruksel apo ambasador në Tiranë…
- Rama kur e pa qëndrimin e qartë të Merkel filloi lëpirjen duke deklaruar: nëse s’hapni negociatat me BE, na mbështesni për Ballkanin e Hapur… Në realitet, kjo e bëri edhe më qesharak duke i lënë të kuptonte se është edhe i trashë sa s’e kupton cfarë i kishte thënë Merkel apo po tregohej tinzar sikur s’e kuptonte se “moshapja e negociatave sepse nuk ishin plotësuar kriteret”, në realitet ishte “shuplakë e fortë” ndaj sjelljeve të tij…
- E vërteta është edhe më e hidhur, Rama në realitet ka qënë dhe vazhdon të jetë kundër hapjes së negociatave me BE sepse e di shumë mirë që “hapja e negociatave” do të ishte një “darë shtrënguese” për sjelljet e tij autoritare e korruptive dhe për rrjedhojë një rrezik i madh për karrigen e tij… Qëndrimi i Merkel ishte po ashtu një mesazh i qartë për të gjithë shqiptarët: Me Ramën në krye të qeverisë harrojeni anëtarësimin në BE… dhe nëse nuk reflektoni/reagoni shpejt mund të humbisni edhe vizat… Zgjidhja është në duart tuaja dhe mos prisni nga ne që të themi apo të bëjmë më shumë se kaq për të larguar qeverinë tuaj të korruptuar, të inkriminuar e të paaftë që iu ka mbyllur rrugën për në Europë!