Edvin, paç nëntë jetë!

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Agim Xhafka

Dje te Çani kryeministri Edi Rama tha, pas 2030 dua të kem një jetë të tretë. Unë nuk besoj se këtyre viseve do të gjendet ndonjë shqiptar po qe se do të na qeverisë ky njeri deri atë vit.

Mbase do rezistojë ndonjë gjarpër ferrave diku ose ca harabelë majë pemëve. Të tjerët nga sytë këmbët. Qysh tani dhe vendi po braktiset, mendo më vonë. Frikë mos na ikin dhe liqenet.

Në fakt unë dua me zemër ta uroj Edi Ramën që të ketë jo 3, por 9 jetë. Uroj shëndet e shëndet pafund për të. T’i largohet sa më parë ajo azma që e bezdis, hernia diskale që e kërrus dhe sëmundja e urrejtjes të thellë që ka ndaj shqiptarëve.

Me shpirt dua të kapë moshën e breshkës, të jetojë mbi 500 vjeç. E them me dorë në zemër dhe kërkoj që të lutemi shumë që kryeministri ynë të kapë super guinness për jetëgjatësi.

Po përse?

Se sapo të largohet Rama nga zyra e tanishme për bëmat e tij do të dënohet me nëntë burgime të përjetshme.

1-Për vjedhjen e votave dhe përvetësim të një pushteti të pamerituar.
2-Për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre.
3-Për shkeljen e kushtetutës çdo ditë, paradite a mbasdite.
4-Për kthimin e buxhetit në thes parash të miqve.
6-Për mjerimin e shëndetësisë.
7-Për shtrirjen e analfabetizmit ndër moshat e reja.
8- Për përbuzjen dhe trajtimin shtazarak të pensionistëve.
9-Për zhdukjen e pluralizmit.

Do të ketë dhe vendime të tjera më të vogla, por që gjykata do i falë se Rama do pranojë gjykim të shkurtuar.

Dje te Çani kryeministri foli për jetën e tretë të tij. Uroj të kapë deri jetën e nëntë. Fiks aq, të bëhet si maçok me 9 shpirtra. Të mos e lemë të ikë pa paguar çdo dëm që u bëri, u bën dhe do u bëjë shqiptarëve.

Paç jetë të gjatë kryeminstri im! Shumë të gjatë që të shlyesh komplet fajet e të largohesh i lirë…

Zjarr Tv Ad