Mesazhi i Pastor Ylli Doçit për Krishtlindje: Pandemia i ndau njerëzit në të vaksinuar dhe të pavaksinuar, uroj që kjo të tejkalohet

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pastori Ylli Doçi ka qenë i ftuar ditën e sotme në një intervistë për Fax News, ku ka folur për ditën e Krishtlindjes. Pastori i vuri theksin te ndarja që i bëri pandemia qytetarëve në të vaksinuar dhe të pavaksinuar, duke u lutur që kjo ndarje të marrë fund.

Flet Ylli Doçi

Jezusi është perëndia njeri. Këtë festojmë ne në Krishtlindje, pikërisht praninë e perëndisë te njeriu. Bibla e quan mëkat harresën e njeriut. Tendenca e njeriut është të largohet nga Perëndia. Nuk befasohemi që njeriu është në gjendje rebelimi. Ajo që është befasi është që Perëndia e do aq shumë këtë rebel, këtë njeri që largohet. Aq shumë e deshi sa u bë njri për t’i ardhur afer. Kur lindi krishti në të vërtetë? Ajo që është e rëndësishme si te Krishtlindja dhe te Pashka, është që këto janë ngjarje të vërteta. Nuk është festuar qysh në fillim të Krishtërimit Krishtlindja, prandaj është kjo vështirë për tu caktuar. Ishte një çështje private ardhja e perëndisë në barkun e Marisë. Nuk u festua deri kur Krishti u ringjall dhe njerëzit e kuptuan që ky nuk është i zakonshëm. Atëherë kuptuan që ky ka lindur para 35-36 vitesh. Maria ka treguar pastaj kohën kur është lindur. Babi im nuk e di se kur ka lindur. Mamaja i thotë se ti ke lindur në kohën e prashitjes së arave. Ndodhin në kohën e shekullit 20 le pastaj në kohën kur lindi Krishti. Teorikisht është e mundur që data 25 është e mundur që të ketë lindur Krishti. Data 25 u zgjodh nga Kisha si dita kur lindi Krishti.

Vasinat Covid kanë ndarë në dy klasa shoqerinë, të vaksinuar dhe të pavaksinuar. Ka filluar një ndarje. Ajo që unë uroj për këto Krishtlindje është duajeni njëri tjetrin, ndaç të vaksinuar dhe të pavaksinuarit. Viti 2022 lutem të jete vit i paqtë mes këtyre dy ndarjveve që sjell pandemia. Nuk sjell vetëm vdekjen por dhe ndarjen mes njerëzve. Kemi nevojë për dashuri, paqe dhe vllazëri. Gëzuar Krishtlindjen.

Zjarr Tv Ad