Policia e Vlorës ka ndaluar një shtetas i cili ishte në kërkim pasi ka goditur me thikë një person i cili tashmë ndodhet në Spital.
Po kështu Policia ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale.
‘Vlorë, arrestohet nga Policia për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” shtetasi B.B., 23 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Isa Boletini” për motive të dobëta ky shtetas ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B.H, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.’
‘Sarandë, arrestohet nga Policia për “Vjedhje të mbetur në tentativë” shtetasi Dh.P., 46 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka tentuar të vjedhë dhomat e një hoteli në Ksamil, në pronësi të shtetasit L.M.’
‘Sarandë, arrestohet nga Policia për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt” shtetasi M.M., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë në rrugën “Butrinti” pasi ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.’