Messi e zbulon: Ja pse ka lindur rivaliteti me Ronaldon

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në “La Scala” të Milanos u zhvilluar ceremonia e FIFA-s për çmimet “The Best”, e cila nderon lojtarët më të mirë në sezonin që lamë pas.

Lionel Messi u shpall si futbollisti më i mirë në botë për vitin 2019, ndërsa Cristiano Ronaldo së bashku me Virgil van Dijk ishin dy kandidatët e tjerë për këtë çmim prestigjioz.

Në një intervistë për “FIFA”-n, Lionel Messi tregon emocionet e fitores së çmimit si lojtari më i mirë i vitit dhe zbulon faktin se si ka lindur rivaliteti i tij me Cristiano Ronaldon.

Ronaldo? “Rivaliteti sportiv mes nesh ka qenë i madh. Unë luaja te Barcelona dhe ai te Reali i Madridit. Të dy bashkë fitonim trofe individualë. Njerëzit mendojnë se ne e kemi këtë rivalitet edhe personal, por në fakt nuk është kështu. Duam thjesht më të mirën për skuadrat ku luajmë dhe nuk na pëlqen të humbasim. Kjo është e gjitha”, tha argjentinasi.

“Jam shumë i lumtur që e mora këtë çmim. E kam thënë gjithmonë se trofetë individualë vijnë të dytët dhe se është skuadra ajo që vlen më shumë, por ishte një mbrëmje speciale dhe kisha fatin të isha aty me bashkëshorten dhe fëmijët e mi. Është moment unik”, përfundoi ai.

Zjarr Tv Ad