Nga Kavaja Meta i ka cilësuar aktet e fundit për prishjen e Teatrit nga bashkia e Tiranës si veprimtari të mirëstrukturuar kriminale që është e paaministueshme në çdo kohe.
Meta u shpreh se shteruar ligjin e kushtetueses dhe hapat ligjorë të kësaj çështjeje që ka marrë një dimension ndërkombëtar.
Meta: Është një kënaqësi që isha në myftininë e Kavajës, për shkak edhe të trashëgimisë që mbajt kjo ndërtesë, qysh në vitin 1700. Por kjo ndërtesë përjetoi shembjen e sistemit diktatorial në vitin 1967. Po ashtu ky është edhe një apel për të mbrojtur trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit tona. Pasi është një pasuri e pazëvendësueshme.
Teatrin e mbron kushtetuta dhe të gjitha konventat ndërkombëtare ku Shqipëria aderon që prevalojnë mbi çdo akt tjetër. Më duket një marrëzi çdo përpjekje për të prishur Teatrin pa shteruar ligjin e kushtetueses dhe hapat ligjorë të kësaj çështjeje që ka marrë një dimension ndërkombëtar.
Meta tha se aktet për prishjen e Teatrin Kombëtar janë duket një papërgjegjshmërie përtej çdo ekstreme dhe llogarie.
Meta: Ka reaguar edhe komisionierja e BE për kulturës që bën thirrje për dialog për mbrojtjen e këtyre vlerave. Akoma nuk mund të besoj disa akte, që disa janë denoncuar në prokurori edhe nga aleanca për Teatrin, pasi më duket një papërgjegjshmërie përtej çdo ekstreme dhe llogarie.
Sepse nuk kemi të bëjmë me një shkelje të kushtetutës dhe funksionimit të kushtetutës, por edhe në një përgjegjësie penal për ata që përfshihen nga këtë prishte. Akte e fundit flasin për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale që është e paaministueshme në çdo kohë.
Meta shtoi nuk mund të vazhdohet për një marrëzi të tillë, pasi do të ishte baraz sikur t’i vinim kazmën integrimit bashkë me Maqedoninë e Veriut,
Meta: Na kujtohen kazmat e komunizmit mbi kishat e xhamitë. Në vend që të merremi me situatën e pandemisë dhe përballimi ne pasojave, nuk mund të bëjmë një marrëzi të tillë, që do të ishte baraz sikur t’i vinim kazmën integrimit bashkë me Maqedoninë e Veriut, po ashtu edhe një kazmë kundrejt paqes sociale. Shpresoj se ato akte që kam parë në media të mos jenë të vërteta.