Meta akuzon haptas Bashën duke e quajtur ‘deputet’, reagon Bardhi: Gjuha e foltores nuk mund të jetë kurrë gjuhë e presidentit

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë ditës së sotme, presidenti Ilir Meta ka akuzuar haptas kryetarin e PD, Lulzim Bashën duke e quajtur këtë të fundit vetëm si një “deputet”, duke e akuzuar se gënjente së bashku me Gazment Bardhin.

Së fundmi ka ardhur edhe reagimi nga vetë sekretatri i Përgjithshëm, Gazment Bardhi i cili tha se nuk ndryshonte asgjë një sulm më shumë nga Ilir Meta dhe shtoi se gjuha e foltores nuk mund të ishte kurrsesi pjesë e institucionit të presidentit të republikës.

Postimi i Plotë nga sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi:

Një akuz nga Ilir Meta nuk ndryshon asgjë në raport me të vërtetën. Presidenti nuk e mbajti premtimin për t’i shkuar deri në fund të vërtetës kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. Ai nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të provuar se kishte të drejtë për shtyrjen e zgjedhjeve.

Gjuha e Foltores nuk mund të jetë kurrë gjuhë e institucionit të Presidentit, pavarësisht halleve të përbashkëta të Ilir Metës, Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Duke i uruar punë të mbarë Presidentit të Republikës, i sugjeroj lexim të kujdesshëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Zjarr Tv Ad