Meta asnjë fjalë për deklaratën e Palmer, vlerëson Engel

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas deklaratës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matheë Palmer, i cili shpreson se zgjedhjet të zhvillohen në 30 qershor, ka reaguar këshilltari i Presidentit Ilir Meta.

I pyetur nga mediat, Blushi thotë se Meta vlerëson deklaratën e përgjegjshme të Kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel.

Ndërsa sa i përket deklaratave të Palmer nuk ka një reagim.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson deklaratën e përgjegjshme, të vëmendshme e njëkohësisht shqetësuese të Kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, këtij miku të sprovuar të Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve, mbi situatën e vështirë politike në Shqipëri dhe mbi rëndësinë imediate të rivendosjes së dialogut dhe shtetit të së drejtës.

Presidenti i Republikës siguron Kryetarin e  Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, z.Eliot Engel dhe të gjithë miqtë e vërtetë të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se po bën dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet që Shqipëria të mund të organizojë zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse, demokratike, me standarde, të lira dhe të ndershme, ashtu siç e meriton një vend i NATO-s dhe një vend që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian”,- është shprehur Blushi.

 

Zjarr Tv Ad