Meta do jetë i pranishëm në protest? Këlliçi: Ai është politikan rrace, nuk është çudi nëse…

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Belind Këlliçi deklaroi mbrëmjen e sotme në “Open” se nuk kishte informacion të saktë nëse presidenti, Ilir Meta do të ishte i pranishëm në protestën e sotme. Por mes të tjerash, Këlliçi shtoi se duke patur dtyrën e presidentit nuk do ishte çudi nëse Meta nuk do ishte në protestë.

“S’kam informacion. Mbase duke pasur detyrën e presidentit…Dje ka qenë në Slloveni. Se di nëse është rikthyer në Shqipërisë. S’do të ishte çudi që mos të ishte pjesë e protestës për shkak të detyrës së presidentit. Jo vetëm presidenti, por kushdo është i mirëpritur në protestë, tha Këlliçi.

Duke folur mbi bashkëpunimin me LSI-në, Këlliçi tha se kishin bashkëpunim zyrtar sa i përket aferës së inceneratorëve.

“Aksionin opozitar, frontin opozitar e udhëheq PD. Meta vjen si politikan rrace i kthyen në politikë. Ai është aset në politikë. Është bashkim forcash i dy prej politikanëve me më eksperiencë, që e njohin Ramën. E kanë mundur Ramën. Zoti Berisha e ka mundur dy herë Ramën. Sot çdo politikan që gjen veten të lënë mënjanë, i bashkohet protestës. Edhe në 25 prillin e vitit të kaluar, po të bashkojmë votat, PD-LSI, Ram a ishte para,. por kishte shumë vota të pavlefshme. Zyrtarisht po bashkëpunojmë me LSI. Me inçeneratorët psh, po bashkëpunojmë zyrtarisht.”-u shpreh demokrati

Zjarr Tv Ad