Presidenti gjate nje bisede ne studio thote se PD-ja probleme me lidershipin, duke i dhene keshtu nje “dore” ndihme Sali Berishes, i cili e akuzon pikerisht ne kete menyre Bashen, si kryetar ilegjitim. “Nuk dua të hyj në çështjet e brendshme të PD-së, por është fakt që ka një problem të rëndësishëm në legjitimitetin e lidershipit të saj. E kam ndjekur propozimin e zotit Paloka, i cili ka bërë një thirrje për të gjetur rrugën për t’i zgjidhur problemet në PD në mënyrë demokratike.” u shpreh Meta.
Pyetje: Po kjo Gjykatë Kushtetuese pritet gjithashtu të vendosë edhe për kushtetutshmërinë e vendimit të Parlamentit të kaluar për shkarkimin tuaj. Çfarë do të bëjë Presidenti Ilir Meta në rast të një vendimi për shkarkim? Presidenti Meta: Presidenti nuk merret fare me këtë çështje. Me këtë çështje merret vetëm Këshilltari Juridik i Presidentit të Republikës, zoti Bledar Dervishaj. Kjo është një çështje që nuk ekziston fare në axhendën e Presidentit të Republikës Ilir Meta!
Pyetje: Edhe në rast se Gjykata Kushtetuese vendos për shkarkimin tuaj?
Presidenti Meta: Sot mund t’ju them se edhe një nga qëllimet e atyre, që nxitën djegien e mandateve, që nxitën lojërat për zgjedhjet vendore dhe gjithë ato kriza që u krijuan në Shqipëri, tani po kuptohet qartë si u krijuan, kush i krijoi, dhe që janë më të hershme se sa mendoni ju dhe ne: Ata kishin plan edhe shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, por nuk ishte ky problemi. Kishin në plan që edhe Gjykata Kushtetuese të kapej që para tri vitesh me shpejtësi. I mbani mend ato që betoheshin te noterja tek Lana apo i harruat?
I harruat ju këto gjëra dhe thoni: Ku jemi pas kaq kohësh në Shqipëri. I harruat! Harrojini! Se ju serviren lajme të tjera: Çfarë ka veshur Presidenti sot! Apo Presidenti e rriti tonin aty! Shikoni ata fermerët atje që po falimentojnë! Ai është problemi i Shqipërisë, sepse në qoftë se bie mbjellja 30%, bie prodhimi aq, në invers shtohet numri i njerëzve që ikin. Se po nuk u mbështet bujqësia, po nuk u mbështet turizmi, do të ikin njerëzit se njerëzit e Shqipërisë me këto jetojnë, nuk jetojnë me reklama!
Pyetje: Zoti President, dua t’i rikthehem edhe një deklarate që keni bërë më datë 1 mars të këtij viti, ku deklaruat përpara zgjedhjeve: Nëse Edi Rama do të marrë 71 mandate pa prekur votën e popullit, unë më 26 prill do të dorëzoj Zyrën e Presidentit dhe do të marr udhëheqjen e opozitës, pasi kjo do të thotë se në Shqipëri nuk ka lidership opozitar. Përse nuk e mbajti Presidenti zotimin?
Presidenti Meta: Në qoftë se do t’i merrte zgjedhjet në mënyrë të ndershme. Pas masakrës elektorale siç tha Kryetari i Partisë Demokratike dhe shqetësime të tjera të ngritura nga raporti i OSBE/ODIHR-it dhe skandalit të patronazhistëve dhe shumë skandaleve të tjera, kuptohet që Presidenti nuk ka pasur asnjë arsye që të japë dorëheqjen. Dhe sigurisht që Presidenti do ta përmbushë misionin e tij deri në fund.
Presidenti Meta: Nuk dua të hyj në çështjet e brendshme të PD-së, por është fakt që ka një problem të rëndësishëm në legjitimitetin e lidershipit të saj. E kam ndjekur propozimin e zotit Paloka, i cili ka bërë një thirrje për të gjetur rrugën për t’i zgjidhur problemet në PD në mënyrë demokratike./m.j