Meta kthen në Kuvend për rishikim ligjin “për tregjet e kapitalit”

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Meta ka kthyer në Kuvend për rishikim ligjin “për tregjet e kapitalit”. Meta në dokumenti e dërguar drejt kuvendit ka shpjeguar edhe arsyet e kij kthimi.

Sipas tij, kjo nismë ligjore dhe suksesi i zbatimit të këtij ligji shihet me shqetësim, për arsye që lidhen konkretisht me: me kuadrin rregullator dhe financiar të vendit tonë;

mbi mënyrën se si dispozita të veçanta të këtij ligji trajtojnë licencimin dhe mbikëqyrjen e operatorëve në këtë fushë.

Në arsyetim theksohet se problematika kryesore e këtij akti qëndron në faktin se, aktualisht nuk janë përmbushur parakushtet për një zhvillim të suksesshëm të tregjeve të kapitalit. 

Po ashtu, theksohet se disa dispozita të ligjit nr. 62/2020, bien ndesh drejtpërdrejtë me parashikimet e Kodit Penal dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

“Përvoja e vendeve anëtare të BE-së tregon se reformat institucionale dhe ato të tregut ishin faktorët kryesorë që nxitën zhvillimin e tregjeve të kapitalit në vitet 2000. Reformat kryesore përfshijnë privatizimet që kërkonin listim të detyrueshëm të kompanive, reformat e fondeve të pensioneve dhe hyrjet e kapitalit të nxitur nga anëtarësimet në BE, pasi vendet harmonizuan shpejt kornizat ligjore dhe rregullatore.” – thuhet në arsyetimin e kthimit.

Meta argumenton se zbatimi në praktikë i këtyre politikave ishte i dobët për shkak të: Mungesës së qeverisjes së fortë të korporatave, që minoi zhvillimin financiar duke kërkuar standarde më relaksuese të listimit të korporatave; Likuiditeti i kufizuar ka qenë një pengesë e rëndësishme për investitorët dhe zhvillimin e tregut;

Standarte të papërshtatshme të raportimit, mungesë e vlerësimeve tërating-ut të besueshëm të korporatave dhe strukturave të pronësisë.

Zjarr Tv Ad