Meta me librin për Esat Pashë Toptanin dhe “marrëveshjet që s’duhet të përsëriten”

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Esat Toptani- Njeriu, Lufta dhe Pushteti” është libri që ka zgjedhur presidenti Ilir Meta për të lexuar në këto ditë të nxehta vere, ku veç pushimit, vijon të apelojë për dialog për gjetjen e një  zgjidhje që të kapërcejë krizën në të cilën ndodhet vendi dhe marrjen e një rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave nga Këshilli i Europës.

“Një libër që duhet lexuar për histori që nuk duhen harruar dhe marrëveshje që s’duhet të përsëriten” shkruan kreu i shtetit në postimin që shoqëron foton ku duket duke lexuar librin e gazetarit të njohur të Zërit të Amerikës.

Libri përqendrohet në ngjarjet e Shqipërisë së viteve 1912-1920, koha e krijimit të shtetit shqiptar, kur u vu në pikëpyetje tërësia tokësore e Shqipërisë.

Apeli i fundit i kreut te shtetit ishte ai i dates 12 gusht 2019

Ende kemi mundësi t’i shfrytëzojmë këto ditë, për të realizuar zgjedhje në 13 tetor 2019, si një detyrim, jo vetëm ligjor, por edhe si domosdoshmëri për të mos i mbajtur zero shanset që Shqipëria t’i çelë negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019.

Askush të mos lodhet të gjejë justifikime dhe alibi nëse nuk reflekton. Çdo gjë mund të lobohet në BE, por jo injorimi i kritereve të Kopenhagenit. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë pjesë e tyre dhe të paevitueshme.

Ndaj duhet shfrytëzuar urgjent gatishmëria e drejtuesve të OSBE-së për të ndihmuar në tejkalimin e kësaj krize duke e pranuar këtë gatishmëri tani, me qëllim që jo vetëm të realizohen zgjedhjet vendore në 13 tetor 2019, por edhe të arrihet marrëveshja për refomën zgjedhore sa më parë, në mënyrë që vendi ynë të ketë mundësi të çelë negociatat në 18 tetor 2019″ 

Zjarr Tv Ad