Meta merr vendimin: Çfarë ndodh tani me Bajram Begajn

0
188
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërkohë që kanë mbetur vetëm pak orë nga votimi i Bajram Begajt në detyrën e Presidentit të Republikës, Meta ka firmosur tashmë lirimin e tij nga detyra e ushtarakut duke i hapur rrugën drejt Presidencës.

Bajram Begaj është ushtarak dhe ligji ia ndalon atij çdo angazhim tjetër përveç detyrës që ushtarakut. Rrjedhimisht, për të shkuar në Parlament që të votohet si President, Begajt i duhet të heqë dorë nga detyra si ushtarak.

Ai e ka bërë këtë duke dhënë dorëheqjen te ministri i Mbrojtjes, por duhet që të lirohet nga detyra edhe nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, që është Ilir Meta. Begaj mund të votohet pa firmën e Metës, por Kuvendi do të bënte një veprim të jashtëligjshëm dhe detyra e tij mund të vihej në dyshim nga ndonjë vendim i Gjykatës Kushtetuese gjatë muajve në vijim.

Meta la të kuptohej se nuk do të pengonte Begajn për ta zëvendësuar atë, megjithatë pritet të shihet se cili do të jetë reagimi i Presidentit.

Zjarr Tv Ad