“Meta mund të ishte Gaz ‘shtriga’, Basha si Rikja”/ Egla Ceno krahason ish-banorët e “BBV 3” me politikanë: Berisha…

0
132
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fituesja e BBV3 Egla Ceno u shfaq mbrëmjen e së martës mes dyshes së prezantuesve të Fiks Fare.

Të tre aktoret shkëmbyen batuta midis tyre në lidhje me lojën në BBV3 ku Ceno u shpreh se pjesmarrja në shtëpinë më të famshme ishte një çast dobësimi, por që nuk pendohet aspak që ishte pjesë e saj ” Nuk e di si m’i mori Perëndia mend dhe pranova” shprehet ajo me humor.

Pyetjes së Devit e Dorit nëse do të zhvillohej një Big Brother me politikanë kush personazh do të ngjasonte më shumë me Edi Rama brenda shtëpisë, fituesja e BBV3 tha se asnjë banor brenda shtëpisë nuk ishte Edi Rama.

“Rama askush nuk ishte brenda shtëpisë. Kishte Lul por jo Bashë dhe si Lul mund të ishtë Rikja, sepse të dy janë të bukur, të kuruar. Monika Kryemadhi mund të ishte ‘M’ për ‘M’, Meritoni. Pasi është shumë këmbëngulës, me stil” .

Pyetjes së Devit dhe Dorit për Berishën e kohërave të sotme me kë mund të krahasoj, Ceno tha me Ilnisën: “Ka të njëjtën staturë dhe pushtet që ta imponon“.

Ndërsa politikanin Ilir Meta, Egla e sheh tek ish konkurenti “Gaz ‘shtriga’. Janë të dy të lezetshëm, tregojnë barsaleta”.

Fitues të këtij Big Brother Vip me politikan sheh padiskutim veten.

“Siç e dini unë i thyej të gjithë në mes edhe këta do i kisha thyer në mës”- tha ajo.

Zjarr Tv Ad