Meta nga Durrësi: Përparimet që ka bërë Shqipëria nuk mund të shkojnë dëm nga kokëfortësia e liderëve politikë

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta është gjendur ditën e sotme në Durrës me rastin e 80-vjetorit të nisjes së rezistencës Antifashiste.

Në një deklaratë për mediat Meta kujtoi Mujo Ulqinakun dhe të gjithë atdhetarët që dhanë jetën për liri, ndërsa dha një mesazh për palët politike, duke thënë se normaliteti kushtetues mund të arrihet me dialog.

Meta: Jemi këtu për të kujtuar me krenari të pafund Mujo Ulqinakun dhe të gjithë ata që i qëndruan betimit për atdhe. Përulem me nderim përpara një ushtaraku aq të thjeshtë, i cili bëri një shërbim historik. Rivendosja e normaliteti kushtetues mund të arrihet me dialog të vërtetë dhe të përgjegjshëm mes partive politike. Përparimet që ka bërë Shqipëria nuk mund të shkojnë dëm nga kokëfortësia e liderëve politikë.

 

Zjarr Tv Ad