Meta nuk dekreton zgjatjen e afatit të vettingut në polici: Krijon hapësira për keqpërdorimin e policisë në proceset zgjedhore

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar zgjatjen e afatit për vettingun në Policinë e Shtetit. Ndryshimet në këtë ligj janë rikthyer për rishqyrtim në Kuvend pasi sipas presidentit Meta, kjo pasiguri e personelit policor është e pritshme dhe ka gjithë premisat që të keqpërdoret së tepërmi në situata të veçanta, sidomos përgjatë procesit zgjedhor. Në argumentat e tij, Presidenti Meta shprehet se  kur vendi pritet t’iu nënshtrohet edhe zgjedhjeve të përgjithshme, forcimi i këtij presioni përmes vlerësimit kalimtar, bëhet akoma më i dëmshëm dhe i rrezikshëm për garantimin e paanësisë së forcave policore e për pasojë, tepër shqetësues. Sipas Presidentit Meta shtyrja e afatit të vettingut në polici rrit edhe më shumë kontrollin politik të Ministrit të Brendshëm mbi këtë proces. Në arsyetimet e Metës, ky ligj, i miratuar në mënyrë të nxituar sipas tij, përmbante një gabim që në titullin e tij, “titull i cili nuk refleton vetëm një ndryshim dhe vetëm një shtesë që bëhen përmes tij në ligjin bazë nr. 12/2018”, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, por titullohet si një ligj i ri.

 

Zjarr Tv Ad