Meta paralajmëron: Çështja e Autoritetit të Dosjeve, deri në gjykatat evropiane! Gabimi i vetëm që kam bërë në jetën time është që…

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se nuk ka asnjë informacion se Prokuroria ka ndërprerë kallëzimin për Autoritetin e Dosjeve. Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Meta tha se kjo çështje do të kalojë në të gjitha hallkat, duke paralajmëruar se do ta çojë deri në Gjykatat Evropiane.

Ai u shpreh se një ditë do të ketë një vendim shumë të qartë për këtë çështje.

“Unë nuk kam asnjë informacion se prokuroria ka ndërprerë apo nuk ka regjistruar një kallëzim të tillë për autoritetin e dosjeve. Por ne jemi në kushtet e një drejtësie të marrë peng dhe nuk është se presim ndonjë gjë nga kjo drejtësi. Kjo çështje do të konsumohet këtu në Shqipëri në të gjitha hallkat më pas do të shkohet në gjykatat evropianë”, u shpreh kreu i PL-së.

I pyetur se kush është gabimi që ai ka bërë, ish-kreu i Shtetit u përgjigj: “Kam bërë vetëm një gabim në jetën time. Që kur isha në Gjermani duhet të kisha marrë të gjithë deputetët e LSI një e nga një dhe ti thoja këto mandate i keni marrë me mua dhe nuk mund ti digjni për Lulzim Bashën”.

Zjarr Tv Ad