Meta pret Bashën: Të gjejmë një datë të pranueshme për zgjedhjet(VIDEO)

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Ka nisur në orën 12:00, takimi i Presidentit Ilir Meta me kryetarin e PD, Lulzim Basha, për t’u konsultuar mbi ditën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Kryetari i PD është i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Kreu i shtetit tha: “Faleminderit për disponimin tuaj si përfaqësues të PD-së, si opozita kryesore dhe opozitës në tërësi. Mendoj që caktimi i datës është pjesë e përgatitjeve për një proces sa më dinjitoz e gjithëpërfshirës e duke parë hapësirat e Kushtetutës, kërkojmë të jetë një datë sa më e pranueshme.”

Kryetari i PD, Basha, nga ana e tij, tha: “E vlerësoj shumë ftesën si kryetar i PD dhe i aleancës opozitare…”

Dy aleatë të PS-ë, që u konsultuan me Presidentin sot, propozuan datën 18 prill për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

Zjarr Tv Ad