Meta reagon pas dhunës ndaj Luan Tares: Ishte sulmuar pse mbante në kokë kapelen me simbolet e partisë së tij

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjes së regjistruar mbrëmjen e sotme ku persona të paidentifikuar kanë dhunuar barbarisht anëtarin e LSI-ë në Poliçan, Luan Taren.

Meta shkruan se ka biseduar me Taren dhe i ka treguar se disa persona e kanë dhunuar për shkak se mbante kapele me simbolet e partisë së LSI-së.

Presidenti Ilir Meta:

Sapo fola me të plagosurin nga sulmi i pabesë i bandës rilindase të Bashkisë Poliçan, mikun tim të vjetër Luan Tare.

Mësova se ishte sulmuar pabesisht nga banda, që dhunon popullin e Poliçanit, vetëm pse mbante në kokë kapelen me simbolet e partisë së tij.

I urova të shkuara dhe nesër do e çoj për kontroll më të specializuar në spitalet e Tiranës.

I premtova se regjimit të dhunës edhe tre ditë dhe i vjen fundi përgjithmonë.

Shqipëria nuk mposhtet nga dhuna e të pabesëve dhe horrave!

Zjarr Tv Ad