Meta: Rritja e çmimeve nuk po ndalet, shteti duhet të indeksojë pagat

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë sot të marrë nisma konkrete për indeksimin e pagave në kushtet e rritjes së ndjeshme të çmimeve në vend duke i bërë të qartë se detyrë e saj nuk është vetëm monitorimi i inflacionit. Po njësoj me nota kritike, Meta i ka kujtuar në fund se “mosreagimi ndaj rritjes së çmimeve nuk është në përputhje me interesin publik, rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë dhe mbrojtjen e tyre nga spekulimet.”

Në një mesazh të publikuar sot në Fb, kreu i shtetit shprehet me shqetësim:

Çmimet në vend vazhdojnë të rriten në nivele shqetësuese, duke dëmtuar seriozisht ekonomitë familjare dhe thelluar varfërimin e shqiptarëve. Në janar 2022 çmimet në total janë rritur në masën 5.0%, ndërsa të mallrave ushqimore në 9.9%. Ndërkohë sipas të dhënave të EUROSTAT, Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon në përqindje të mesatares europiane.

Në kushtet kur rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë vijon pa u ndalur, institucionet shtetërore përgjegjëse jo vetëm duhet të monitorojnë zhvillimet e inflacionit, por edhe të marrin nisma konkrete për indeksimin e pagave me qëllim për të ruajtur nivelin e jetesës së qytetarëve. Mosreagimi ndaj rritjes së çmimeve nuk është në përputhje me interesin publik, rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë dhe mbrojtjen e tyre nga spekulimet,” ka nënvizuar Ilir Meta.

Zjarr Tv Ad