Trump përgëzon Rusinë, e quan ‘gjeniale’ lëvizjen e Putin

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka quajtur “gjeniale” urdhrat e Vladimir Putin për dërgimin e trupave në Ukrainë. Në një emision radiofonik të krahut të djathtë, Trump u pyet për përgjigjen e Presidentit Biden ndaj dërgimit të forcave ushtarake të Putinit në Ukrainë.

“E pashë në televizor dje lajmin dhe thashë: Kjo është gjeniale”, tha Trump për urdhrin e Putin për të dërguar trupa ushtarkë në Ukrainën lindore.

“Putini deklaroi një pjesë të madhe të Ukrainës si të pavarur. Oh, kjo është e mrekullueshme. Pra, Putini tani po thotë: ‘Është e pavarur’, një pjesë e madhe e Ukrainës. Dhe thashë: Sa veprim i zgjuar është ky? Putin  do të hyjë brenda dhe do të jetë një paqeruajtës. Kjo është forca më e fortë e paqes.”, tha Trump.

Ish-presidenti republikan vazhdoi të lavdërojë Putinin më vonë, duke përçmuar pasardhësin e tij, Joe Biden, shkruan BBC.

Zjarr Tv Ad