Përplasjet tek ‘5 Maji’, Adriana Kalaja: Personat e shoqëruar në rajon nuk ishin rastësi, por hakmarrje

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme kishte tensione të forta në rrugën 5 Maji në Tiranë, midis banorëve që do t’u shemben shtëpitë dhe forcave të rendit që shkuan për të mundësuar punën e fadromave të IKMT-së.

Në krye të përplasjes ishin rreshtuar gratë dhe vajzat, që kërkuan të mos u preken shtëpitë.

Avokatja Adriana Kalaja, ishte e ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ për të folur më shumë në lidhje me atë çfarë ndodhi dje me banorët e zonës ‘5 Maji’ dhe arrestimin e 7 banorëve.

“Dje në fakt realisht ishte një ditë më shumë se e  trishtë, mbase unë kam muaj që jam afër tyre dhe është krijuar një afeksion spese nuk i trajtoj si klientë por si miq dhe njerëz në hall.

Dje jam ndjerë keq, se si mund të nderhyjë shteti me forcë të jashtëzakonshme, me dhunë fizikë dhe me paligjshmëri nga ana shtetërore. Dje janë shoqëruar në orët e para të ditës,  7 banorë të kësaj zone, ndër ta dhe një minoren dhe një zonjë, Laureta Nikolli.

Ajo është edhe nënë e dy fëmijëve dhe imagjino një nënë që qëndron plot 24 orë larg fëmijëve të saj.

Edhe babai i saj është i ndaluar, por edhe djali i nënë Lizës. E konsideroj si hakmarrje personale këtë, meqenëse ato janë bërë imazh i protestës, të dyja denoncuan të parat mashtrimin dhe presionin e jashtëzakonshëm që po ju bëhej.

Nga aspekti ligjor ktu ka një abuzim të madh sepse nuk jemi në rastin e shpronësimit publik. Është një VKM aspak e drejtë,” u shpreh Kalaja.

Zjarr Tv Ad