Meta: Sot nis pranvera kuqezi dhe nuk ndalet deri në rivendosjen e sovranitetit të popullit

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përpara se tu bashkohet qytetarëve në bulevard, aty edhe ku i ka ftuar për një “beslidhje të dytë” për mbrojtjen e Kushtetutës Ilir Meta përcolli një mesazh për ta.

Në një video në facebook, Meta thotë se sot nis pranvera kuqezi e cila nuk do të ndalet deri në rivendosjen  e sovranitetit të popullit.

Meta: Të dashur motra dhe vëllezër edhe pak minuta dhe kam nderin e jashtëzakonshëm që të bashkohem me të gjithë ju në këtë pranverë kuqezi që nis sot dhe nuk ndalet deri në rivendosjen e sovranitetit tuaj. Liri demokraci për Shqipërinë si gjithë Europa sot me 2 mars.

Më herët zëdhënësi Tedi Blushi njoftoi se Presidenti në shesh do të   firmoset një dekret, do të bëhet një votim dhe do të shpallet një betim.

Zjarr Tv Ad