Meta të hënën bën publike idenë konkrete për Referendumin

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës do të bëjë publike të hënën idenë konkrete për referendumin. 

“Presidenti do të kërkojë mbështetjen e mbarë popullit shqiptar, që përmes Referendumit të mbrojë Republikën. Le të jetë populli shqiptar dhe vetëm ai, që do të vendosë nëse pranon të rikthehet në Diktaturë apo do të mbrojë Demokracinë që është fituar me shumë trimëri, vuajtje dhe sakrifica njerëzore,” deklaroi Meta dje në konferencën e jashtëzakonshme në presidencë.

Ndërsa sot në një postim në facebook shkruan:  Kjo klasë politike di vetëm të thellojë krizat dhe të mos mbajë përgjegjësi. Ajo nuk e njeh dialogun politik, interesin publik dhe kombëtar. Ndaj tani çdo gjë për t’ia dhënë fjalën sovranit përmes referendumeve. Çfarë e keqe e gjeti Zvicrën nga Referendumet?
Le të pushojmë sot e nesër dhe të hënën do ju propozoj ide konkrete për Referendumin!

Kreu i shtetit citon dhe nenin 150 të Kushtetutës që parashikon referendumin.

1. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.
2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.
3. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.

Zjarr Tv Ad