Meta uroi që Zoti t’i falte ata që marrin nismën për shkarkimin e tij/ Reagon Taulant Balla: Kisha mbi të gjitha Zoti, fal mëkatet shpirtërore jo ato ligjore…

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, figura të ndryshme politike, por jo vetëm, gjithashtu edhe qytetarë nga të gjithë vendet e rajonit, kanë vizituar manastirin e shenjtë të “Shën Joan Vladimirit” në Elbasan.

Më herët në këtë manastir, ka qenë Presidenti Meta, i cili u pyt në lidhje me shkarkimin e tij në ditët e ardhshme. Ai tha se nuk gjendej aty për t’u lutur për këtë gjë, por uroi që “zoti t’i fali të gjithë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë dhe i udhëhetq të gjithë në rrugën e të mirës së përbashkët”.

Pak më parë është prononcuar edhe deputeti i partisë Socialiste, Taulant Balla i cili ka thënë se kjo ditë e shenjtë, duhet të shërbejë edhe për të bashkuar krerët e politikës rajonale, jo vetëm qytetarët. Ndërsa në lidhje me urimin e Presidentit Meta, ai u shpreh si më poshtë:

“Kisha mbi të gjitha zoti fal vetëm mëkatet shpirtërore jo ato ligjore. Nuk e di se çfarë ka thënë Presidenti kështu që t’a lejmë me kaq”.

Zjarr Tv Ad