Ministri grek në Kosovë: Jemi pro liberalizimit të vizave, Greqinë do e keni përkrah sa herë të keni nevojë…

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ditën e sotme ka pritur homologun grek, Nikos Dendias, ku kanë diskutuar rreth liberalizimit të vizave dhe dialogun me Serbinë.

Gjatë fjalës së tij, Dendias tha se Greqia vazhdon të jetë në favor të librealizimit të vizave pasi Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura.

Gjithashtu, ai shtoi se qeveria greke do të mbështesë Kosovën sa herë të kenë nevojë në çdo drejtim.

“Ne jemi në favor të liberalizimit të vizave pasi vendi juaj i ka përmbushur të gjitha pika. Ne jemi këtu nëse keni nevojë për ndihmën tonë në këtë drejtim. Kemi zyrtarë grekë në kuadër të misionit të EULEX-it që punojnë në këtë çështje.

Ne pavarësisht qëndrimit tonë neutral dhe statusit të Kosovës, kemi një zyrë në Athinë e cila që nga viti 2019 vazhdon të jetë atje dhe të merret me çështje ekonomike dhe ne shpresojmë që kjo zyrë të jetë ndihmë edhe më shumë në marrëdhëniet tona Greqi-Kosovë”, tha ai.

Ndërsa, Gërvalla tha se me Ministrin grek janë dakorduar për të vazhduar bashkëpunimin në shumë fusha, duke lënë pas përvojat e hidhura të së kaluarës

Zjarr Tv Ad