Meta uron Dritan Abazoviç: Shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve do të fuqizohen akoma më shumë

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka uruar Dritan Abazoviç, i cili është zgjedhur si kryeministër i Malit të Zi.

Meta i uron suksese Abazoviç në detyrë teksa shkruan se është shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve do të fuqizohen akoma më shumë në interes të popujve tanë.

“Urime të përzemërta dhe shumë sukese z.Dritan Abazoviç për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të Malit të Zi.

Shpresëplotë se marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të popujve tanë.

Progresi i Malit të Zi dhe avancimi në proceset integruese janë shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje, për të ardhmen e përbashkët europiane, si edhe për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë” shkruan Meta në postimine  tij.

Zjarr Tv Ad