Meta uron Marija Pejcinovic Buric për zgjedhjen si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Evropës

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesah urimi, zonjës Marija Pejcinovic Buric për zgjedhjen në postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës. Në mesazhin e tij, Meta shkruan:

E nderuar zonja Zëvendëskryeministre.

Zgjedhja Juaj në postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, më jep kënaqësinë e veçantë që t’Ju përcjell urimet më të mira e të përzemërta për përmbushjen me sukses të angazhimeve në këtë detyrë të lartë.

Shpreh besimin se me eksperiencën dhe kontributin Tuaj do t’i jepni një dinamikë të re punës në Këshillin e Evropës, me synim forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe sigurimin e të drejtave sociale, kaq thelbësore për forcimin e një shoqërie demokratike.

Dëshiroj, me këtë rast, të shpreh vlerësimin e lartë për bashkëpunimin e suksesshëm midis Shqipërisë dhe Këshillit të Evropës, si dhe t’Ju siguroj për angazhimin tim dhe të vendit tim në vazhdimësinë e mëtejshme të këtij bashkëpunimi, në vijim të përmbushjes së reformave të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Duke shprehur kënaqësinë e veçantë që kjo organizatë shumë e rëndësishme evropiane do të drejtohet nga një përfaqësuese e një vendi mik dhe fqinj, Ju lutem pranoni, e nderuar zonja Zëvendëskryeministre, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

 

Zjarr Tv Ad