Rusët dhe serbët, darkë posaçërisht për njeriun e Ramës

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për 4 vite rresht na ka mashtruar ne shqiptarëve duke u shfaqur në Bruksel si njeriu jonë, por në fakt paska qenë njeriu i serbëve dhe rusëve në kryeqytetin e Europës.

Bëhet fjalë për njeriun e Edi Ramës, raportuesin për Shqipërinë në Komisionin Europian, deputetin Knut Fleckenstein.

Pasi nuk u zgjodh më deputet në Parlamentin Europian, Knut Fleckestein ka bërë gati valixhet për të ikur nga Brukseli. Por ajo që ka ndodhur ditët e fundit e kanë treguar të vërtetën se njeriu i kujt ishte Fleckestein në Bruksel.

I shqiptarëve jo.

Në fakt ambasadori i Serbisë dhe ai i Rusisë në Bruksel, kanë shtruar posaçërisht për të, një darkë ku të ftuar ishin përfaqësues të tyre.

Ka qenë po vetë Knut Fleckestein ai i cili e ka bërë publik këtë fakt, duke nxjerrë edhe fotot e darkës së shtruar.

‘Një darkë e shtruar posaçërisht për mua nga ambasadori serb dhe ai rus. Ia kaluam shumë mirë, me shumë miq përreth’, shkruan ndër të tjera Knut Fleckestein në faqen e tij në Facebook.

Ja çfarë shkruan Knut Fleckestein në Facebook:

Java e fundit në Bruksel u mbyll e bukur e plot gjallëri. Në fund të mandatit tim kam përjetuar kaq shumë mirësi e miqësi.

Në darkën që ambasadori serb shtroi në nderin tim, apo në drekën në ambasadën ruse, folëm jo vetëm për kujtime të bukura, por edhe për të ardhmen.

Jam shumë i lumtur që në mbrëmjen time të lamtumirës ishin të pranishëm shumë miq nga Komisioni, Parlamenti, trupi diplomatik dhe nga industria portuale evropiane.

Momenti kulmor ishte mbrëmja e mrekullueshme private me stafin e zyrave të mia në Hamburg e Bruksel dhe me partnerët tanë. Shumë falënderime ekipit më të mirë ndonjëherë.

Nesër në mëngjes do të vazhdojmë në Strasburg. Aty do të bëhet mbyllja zyrtare e mandatit.

 

Zjarr Tv Ad