Miku i ngushtë i del KUNDËR Putinit, miliarderi rus bën thirrje që të ndalet lufta në Ukrainë

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Miliarderi rus Oleg Deripaska, i njohur për lidhjet e ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për përfundim të luftës në Ukrainë.

“Paqja është shumë e rëndësishme. Është çmenduri të zgjaten negociatat për paqe”, ka thënë ai përmes një postimi në Telegram.

Deripaska, i cili është sanksionuar nga Perëndimi, ka paralajmëruar për aksident të mundshëm bërthamor në ndonjë nga hapësirat bërthamore të Ukrainës gjatë luftimeve, gjë që do të rrezikonte, Rusinë, Ukrainë dhe gjithë Evropën.

“Për ata që nuk kuptojnë, ndonjë aksident që përfshin këto objekte do të kujtohet nga pasardhësit tanë në Rusi, Ukrainë dhe Evropë në 200 vjetët e ardhshëm”, ka thënë Deripaska.

Deripaska dhe miliarderët e tjerë rusë si: Mikhail Fridman, Pyotr Aven, Oleg Tinkov, dhe Aleksei Mordashov, të sanksionuar nga SHBA, kanë pbërë thirrje publikisht që të ndalen sulmet ruse në territorin e Ukrainës.

Zjarr Tv Ad