Gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha “i ka bërë Shqipërisë atë që nuk ia ka bërë Enver Hoxha”.
Ai u shpreh në “Dritare tv” se përveç “të këqijave” që i ka bërë vendit, Berisha sipas tij do të mbahet mend për dy punë të mira: për ndërtimin e Rrugës së Kombit dhe futjen e Shqipërisë në NATO gjatë qeverisje së tij.
Milaim Zeka: Enver Hoxha pak i ka bërë zie e terr këtij vendi, çka ka bërë Sali Berisha. Por Berisha ka bërë dy punë të mira: mos të flasim për luftën e ’97 dhe gërdecin. 97 kam qenë këtu dhe janë vrarë shumë veta. Kemi xhiruar pamje, kemi xhiruar njerëz me traktor duke ngritur avionë luftarëkë, ka shkatërruar çdo gjë. Por për mua ka bërë dy punë të mira, që ka ndërtuar rrugën e Kombit, që në histori për lëtë do të mbetet dhe që në mandatin e tij e futi Shqipërinë në NATO.
Ndër të tjera analisti tha se ish-lideri historik nuk e ka luftën me Lulzim Bashën, por me SHBA, duke shtuar se deputetin Basha mund të fusë në burg kur të dojë, mjaftojnë dy deklarata të tij, në lidhje me çështjen e Gërdecit.
Milaim Zeka: Kur të dojë Sali Berisha e çon në burg Lulzim Bashën, kur t’ia dojë zemra, me dy deklarata të tij. E ke parë se kanë rrjedhur gjërat rreth Gërdecit. Dikur amerikanët do e kapin Berishën tek Gërdeci. Kanë dëshmitarë dhe e kanë gjeneralin e ushtrisë atje.Ky njeri do të thotë se Berisha nuk ka luftë me Bashën, por i ka shpallur luftë Sekretarit të Shtetit.