SPAK shpall moskompetencën për dosjen e Ersekës, nuk gjendet asnjë vepër penale për kryebashkiakun Erion Isai

0
165
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur moskompetencën për dosjen e Ersekës, ku disa zyrtarë, përfshirë edhe kryebashkiakun Erion Isai akuzoheshin për abuzime korruptive në rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, punësimet e paligjshme dhe shitjen e lëndës drusore në Ersekë.

Deri më tani kjo çështje ka çuar në qeli disa persona, të akuzuar për “Prerje të paligjshme të pyjeve” dhe pezullimin e disa zyrtarëve të IKMT-së në Tiranë e Korçë.

Nga përgjimet e kryera ka rezultuar se personazhi më aktiv në këtë dosje është Lirjan Hyseni, i punësuar në IKMT Korçë, dhe njëherësh këshilltari në Bashkinë e Kolonjës. Përgjimi i datës 30 shtator 2021, tregon një bisedë të zhvilluar mes këshilltarit bashkiak Lirjan Hyseni dhe bosit të kompanisë “Xhengo SH.P.K”, Shyqyri Xhengo. Ata bisedojnë për të hyrë në procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti në fshatin Qafzez.

Zjarr Tv Ad