Milaim Zeka: Vjosa dhe Albini përballë Edi Ramës, janë si krimbi para shqiponjës…

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, para Kryeministrit Edi Rama, janë si “fabula e krimbit me shqiponjën”. Në një postim në Facebook, Zeka shkruan se Presidentja Osmani, ka qenë dhe është e mbushur me urrejtje.

Sipas ish-deputetit, Vjosa Osamni shkallët e karrierës, i ka ngjitur duke sharë kundërshtarët politik, teksa, shton se Osmani nuk e ka përmendur Edi Ramën me emër, kur ka dërguar telegram urimi në drejtim të PS-së për fitoren në Zgjedhje. Duke komementuar situatën politike në Shqipëri, Zeka thekson se ka dashur ndryshimin, por thotë se është i bindur që Rama do të bëjë ndryshimin.

Postimi i plotë:

“Vjosa dhe Albini përpara Edi Ramës, janë si fabula e krimbit me shqiponjën. Presidentja e vendit, unë po ia përmend emrin, Vjosa Osmani, ka qenë dhe vazhdon të jetë e mbushur me urrejtje. Është sikur me pas qenë çika e Sali Berishës. Është e zierë në kazanin e urrejtjës. Krejtë shkallët e karrierës politike i ka ngjitur jo vetëm duke i sha kundërshtarët politik, por edhe ata që e kanë përkundur në djepin e politikës brenda LDK-së.

Dje ka dërguar një telegram për zgjedhjet në Shqipëri, ama emrin e Edi Ramës, nuk ja bëri zemra me e përmend. Përsonalisht kam dashur ndryshimin në Shqipëri, edhe pse i bindur kam qenë që ‘Rama ik’ nuk do të ndodhte. Pas fjalimit të Edi Ramës, koxha jam i bindur që Edi do bëjë ndryshimin. Ftesa e tij për PD është shpresëdhënëse. Sidoqoftë, Vjosa me Albinin, përpara Edi Ramës janë sikur krimbi përpara shqiponjës.

Tek po zvarritej krimbi nëpër livadh, u lëshu shqiponja që ta hante. Mos me ha o shqiponjë, se është turp për ty të mirrësh me një krimb. Shqiponja e fali, po krimbi duke u zvarritur, pas shumë muajsh u ngjitë në majën e një bjeshke. Ishte shtri mbi një guri dhe po rrezitej. Shqiponja e pa dhe ju sul që ta hante përsëri. Mos me ha o shqiponjë, se po më duket vetja sikurse ti…!” – shkruan Zeka.

Zjarr Tv Ad