Milaim Zeka zbardh skenarin: Ja si do rrëzohet kryeministri Edi Rama nga pushteti brenda 8 muajve, si do hidhen ‘në erë’ dy shtyllat që e mbajnë atë në pushtet

0
141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari dhe analisti i njohur, Milaim Zeka ka komentuar situatën politike në Shqipëri, ndërsa ka skanuar politikanët kryesorë. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Zeka u shpreh se kryeministri Edi Rama është shndërruar në një Erdogan të Shqipërisë. Madje, analisti kosovar u theksoi se Rama është në pushtet falë Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Sipas tij, nëse bien këta të fundit, Rama dilte nga politika brenda vitit. “Nuk ka ofertë reale, partitë nuk po shpalosin programe. Janë të bindur partitë që qytetari i Republikës së Shqipërisë do të votojë në bazë të inercionit të brendshëm. Dy shtyllat që e mbajnë në pushtet Edi Ramën i cili në pushtetin qendror është shndërruar në një Erdogan të Shqipërisë është fakti se përballë tij është Sali Berisha dhe Ilir Meta. Sikur këta të largoheshin nga skena politike brenda 8 muajsh Edi Rama do të rrëzohej nga pushteti ose do të dobësohej jashtëzakonisht shumë. Kemi në tavolinë tre të këqija”, deklaroi ai.

Zgjedhjet e 14 majit

Më tej gazetari Milaim Zeka bëri një skanim të fushatës zgjedhore për 14 majin. Ai thotë se PS e sheh komode dhe këtë e tregon edhe kënga tallava që ka zgjedhur për fushatën. “Janë dy pole, njëri që e ndjen veten tepër komod që është krahu socialist me në krye Edi Ramën. E ka gjetur diagnozën e saktë të qytetarit të Republikës së Shqipërisë përmes përzgjedhjes së një muzike tallava. Jemi shoqëri e Big Brother. Opozita po mundohet përmes numrave, pjesëmarrjes siç ishte hapja e fushatës në stadium me dëshmuar se jemi të fortë dhe e kemi fitoren e garantuar. Nuk i di matjet e sakta në Shqipëri por për të mirën e demokracisë dhe Shqipërisë do të ishte mirë që opozita me e bo një barazpeshë të pushtetit lokal me atë qendror që e ka në dorë PS. Si do të jenë rezultatet do të shohim. Durrësi, Elbasani, Shkodra mund të kemi fitore të opozitës. Por Tirana dhe shumë bashki të tjera do të qëndrojnë në dorën e socialistëve”, u shpreh ai.

Situata në PD

Ndërkohë gazetari Milaim Zeka shtoi se Berisha do të duhet të kishte arritur një marrëveshje të heshtur me Alibeajn për të mos e përdorur fushatën për luftë me njëri tjetrin. Ai e bën përgjegjës Berishën edhe për shkatërrimin që Basha i bëri Partisë Demokratike.“Pashë sot fushatën e Alibeaj i cili gjithë kohës sulmoi Sali Berishën. Është një luftë e jashtëzakonshme. Në kohë fushate do të duhej që Berisha të dërgonte disa negociatorë, pajtimtarë që do arrinin një marrëveshje të heshtur që fushatën të mos e përdorin për luftë kundër njëri-tjetrit. Berisha e ka pasur shansin historik për të arritur një pajtim të tillë. Por u tregua kryeneç, karakteri i tij prej një malësori siç jam dhe unë. Në politikë duhet me blu ndryshe. Si baba i PD duhet të jepte shembull se është njeri i tolerancës, mirëkuptimit, njeri që fal. Çdo të keqe që Basha i ka shkaktuar PD, sebepi është Sali Berisha. E solli Lulzim Bashën nga përkthyes i UNMIK në Kosovë e bëri lider të partisë. E bëri ministër, lider, njeri me para. Po të kishte minimumin e karakterit, burrnisë dhe moralit politik, Lulzim Basha do të ishte njeriu i fundit në këtë botë që do të hidhej kundër Sali Berishës”, nënvizoi gazetari Milaim Zeka.

Burimi: Gazeta Sot

Zjarr Tv Ad