Pas humbjes së garës për të marrë shërbimet e Carney Chukwuemeka i cili kaloi nga Aston Villa te Chelsea, edhe shpresat për transferimin e Renato Sanches duken të pakëta. Sipas L’Equipe, PSG do të paguajnë 15 milionë në arkat e Lille dhe operacioni pritet të mbyllet shpejtë.
Dje Sanches nuk është stërvitur me shokët dhe largimi i tij nga skuadra aktuale pritet të ndodh shumë shpejt. PSG kishte bërë fillimmisht një ofertë që konsistonte në huazimin e lojtarit me detyrim blerje qershorin e ardhshëm. Por skuadra e Lille e kishte refuzuar në mënyrë kategorike këtë ofertë. Kjo bëri që Milan të shpresonte deri në fund.
Megjithatë duket se mbrëmjen e djeshme situate ka marrë një kthesë të papritur. Me parizienët që kanë rënë dakord të paguajnë shumën e 15 milionë eurove për të marrë shërbimet e mesfushorit.
Tashmë drejtuesit e Milanit duhet të shohin opsione të tjera me kohën që punon kundër tyre.