“S’ka gjumë sonte”, Ardit Gjebrea për tragjedinë në Himarë: Prindërit e mjerë sapo vulosën me zi jetën e tyre, nuk ka kontrolle…

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea ka reaguar në lidhje me ngjarjen e tmerrshme që u shënua në Himarë, ku një skaf përplasi për vdekje një vazjë 7-vjeçare.

Ai i shpreh ngushëllime familjes Avdia për këtë tragjedi, teksa shkruan se nuk ka asnjë kontroll për personat që lëvizin me skafe e jet ski në plazhe dhe se s’ka kufi ndarës në zonat ku janë mjetet e motorizuara.Postimi i plotë i Ardit Gjebreas:

Nuk ka gjumë dot sonte!

Mendja është vetem tek vogëlushja e familjes Avdia, çfarë fatkeqësie!

Prindërit e mjerë sapo vulosën me zi jetën e tyre. Vetëm ata që janë prindër mund të kuptojnë se çfarë po kalojnë sot nëna dhe babai i engjëllit të vogël.

Ndërsa çmenduria me të cilën tashmë jemi mësuar prej 32 vitesh gjithmonë në tranzicion, nuk ka fund:

Det pa ka kufi ndarës në zonat ku janë mjetet e motorizuara.

Plazhistë që notojnë me gomone, skafe e jet ski që u vijnë rrotull.

Asnjë limit shpejtësie, asnjë kontroll!

Trishtim!

Ngushëllime familjes Avdia dhe paqe për shpirtin e pastër e të pafajshëm!

Zjarr Tv Ad