Milani e Interi pas yllit të Bayernit

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Milani dhe Interi janë duke shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Bayern Munichut, Thomas Muller, transmeton zeri.info

Mediumi gjerman “Kicker” shkruan se klubet nga qyteti i Milanos janë mjaft serioz në interesimin e tyre për reprezentuesin gjerman dhe tashmë janë informuar për mundësinë e blerjes së tij.

29-vjeçari ka shënuar 9 gola dhe 14 asistime për Bayernin këtë edicion, derisa ka shënuar 38 herë në 100 paraqitje me Gjermaninë. Sidoqoftë, klubi bavarez është duke menduar për disa ndryshime në skuadër gjatë verës dhe nuk përjashtohet largimi i Mullerit. “Kicker” shkruan se për reprezentuesin gjerman është i interesuar edhe një klub anglez, por nuk e ka bërë të ditur emrin.

 

Zjarr Tv Ad