Kevin Strootman ka qenë gjithmonë një synim i Milanit në merkato.
Hollandezi përpara se të transferohej tek Roma disda sezone më parë ishte shumë pranë kuqezinjëve. “Tulipani” është përfundimisht jashtë projektit të Marseille. Nën drejtimin e Villas-Boas, mesfushori holandez nuk luan rregullisht edhe pse i janë dhënë shanse por drejtuesit duan ta shesin për shkak edhe të pagës së lartë prej 5.5 milionë euro në sezon.
29-vjeçari shikon Serinë A si mundësi të mirë aty ku ka dhenë më të mirën me ekipin e Romës. Hipoteza e fundit për lojtarin është Milani ose Fiorentina dhe Interi dhe mesfushori mund të transferohet vetëm në formë huazimi. Mësohet se një pjesë e mire e pagës të mbulohej nga ekipi i ri që do të sigurojë shërbimet e Strootman.
Sipas mediave italiane skuadra e Stefano Piolit është më e avantazhuar për të bindur Kevin të transferohet në Milanelo.