Milani i kërkon firmën për 5.5 milionë euro, Leao: Shihemi së shpejti!

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Shihemi së shpejti. Forca Milan!”. Më këtë mesazh të postuar nën foton me çmimin “Lojtari më i mirë” i Serisë A dhe gjashtë gola deri në këtë pikë të sezonit, Rafael Leao u përshëndet me tifozët kuqezi pas sfidës së fituar me Fiorentinën, ku ai shënoi golin e parë. Të dielën fillon Botërori dhe 23-vjeçari do të fokusohet te Portugalia e tij.

Në kthim, e pret diskutimi për rinovimin e kontratës. Dosje e vështirë, por duhet marrë një vendim. Atij i skadon kontrata në qershor të vitit 2024 dhe klubi nuk dëshiron që të ketë fundin e paraardhësve si Kesi, Çalhanoglu apo Donaruma.

Kërkohet një zgjidhje për të cilin Milani duhet t’i ofrojë një kontratë me të paktën 7 milionë euro në sezon për pesë vite.

Klubi nga ana e tij kërkon një akord me shifra më të përmbajtura (5.5-6 mln euro në vit), duke u ofruar të gjëje edhe një zgjidhje për 9.5 milionë eurot që Leao i detyrohet Sportingut të Lisbonës, për shkak të prishjes së njëanshme të kontratës 4 vite më parë.

PISTA KATALANASE – Klauzola aktuale për blerjen e portugezit është në vlerën e 150 milionë eurove dhe do të rritet me 100 milionë të tjera nëse gjendet një pakt për rinovimin.

Ndërkohë, ekziston edhe plani alternativ që nënkupton shitjen e portugezit që në verë. Çelsi është shfaqur si ekipi më i interesuar, por ka interes edhe nga PSG-ja, Reali dhe ndonjë angleze tjetër.

Të gjitha janë gati t’i garantojë 10 milionë euro në sezon, teksa Barcelona mund të bëjë ofertën më të kënaqshme për kuqezinjtë, duke vënë mbi tryezë 80-90 mln euro dhe kartonin e Frenki de Jongut, mesfushori aq i pëlqyer nga Stefano Pioli.

PANORAMASPORT.AL

Zjarr Tv Ad