Minishengen pa Kosovën/ Rama del shëtitje me Vuçiç dhe Zaev…

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë para takimit të radhës së Minishengenit në Shkup, tre krerët e shteteve Rama, Vuçiç dhe Zaev, dolën një shëtitje rrugëve të Kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.

Të shoqëruar në çdo hap nga kamerat, të tre janë takuar me njerëzit në rrugë, të buzëqeshur dhe duke iu përgjigjur thirrjeve dhe përshëndetjeve të rastit.

“Biseduam me qytetarët në qendër të Shkupit, në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që mbahet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, si dhe hapjen e perspektivave të reja për lidhjen tonë”, shkruan Zaev në Facebook, ku edhe shpërndan fotot e kësaj shëtitjeje.

Kosova nuk është pjesë e nismës. Kryeministri aktual, Albin Kurti, njësoj si ish- kryeministrat e tjerë para tij e kanë quajtur Minishengenin, një nisëm serbe, ndryshe një “Jugosllavi e re”.

Zjarr Tv Ad