Ministrat e Jashtëm të Ballkanit mblidhen sot në Londër për të diskutuar mbi situatën në Bosnje dhe Hercegovinë

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrat e Jashtëm nga gjashtë vende të Ballkanit do të mblidhen në Londër ditën e sotme për të diskutuar mbi situatën në Bosnje dhe Hercegovinë. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Jashtme e Britanisë, Elizabeth Truss, e cila do të drejtojë takimin.

Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Bosnje dhe Hercegovinën, Christian Schmidt paralajmëroi se vendi përballet me kërcënimin më të rrezikshëm ekzistencial në periudhën e pasluftës dhe ka një perspektivë reale për ndarje dhe konflikt të mëtejshëm.

Mbretëria e Bashkuar po punon me partnerët ndërkombëtarë për të trajtuar kërcënimin në emër të stabilizimit, në mënyrë që të ruajë përparimin e vështirë demokratik të 26 viteve të fundit, thuhet në deklaratë.

Në takimin në Londër do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, RV Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe përfaqësues të Shteteve të Bashkuara dhe BE-së. Situata aktuale në Ballkan u diskutua edhe nga ministrat e jashtëm të vendeve të G-7 fundjavën e kaluar në Liverpool, tha ministria britanike.

Zjarr Tv Ad